Rreth Shkollës

Nulla interdum volutpat libero, sit amet mollis velit efficitur ut. Integer iaculis turpis non rutrum vehicula. Sed tristique varius scelerisque.

Të drejtat dhe detyrat e nxënësve

Mësuesit, nxënësit dhe prindërit kanë të drejta dhe detyra sa i takon procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Por cilat janë ato?

Nxënësi ka të drejtë:

1. Të përzgjedhë një institucion arsimor, publik ose privat;

2. Të ndjekë institucionin arsimor publik që është në zonën e përcaktuar nga njësia bazë përkatëse e qeverisjes vendore;

3. T’i sigurohet nga institucioni shërbim arsimor cilësor, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit;

4. Të informohet për të drejtat e detyrimet e tij, rregulloren e institucionit arsimor, për kurrikulën që institucioni i ofron, për format e vlerësimit, për provimet kombëtare, si dhe të vihet në dijeni me shkrim për rezultatet e ndërmjetme dhe përfundimtare të arsimimit të tij;

5. Të shprehë pikëpamjet për çështje të arsimimit të tij, të ankohet për qëndrimet ndaj tij dhe të ketë vëmendjen e punonjësve të institucionit arsimor për këto pikëpamje e ankesa;

6. Të zgjidhet në bordin e shkollës pas moshës gjashtëmbëdhjetë vjeç;

7. Të transferohet nga një shkollë në një shkollë tjetër të të njëjtit nivel arsimor.


Nxënësi ka detyrë:

1. Të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe të punonjësve të institucionit, të njohura me ligj;

2. Të mësojë rregullisht;

3. Të vijojë rregullisht dhe të marrë pjesë në veprimtari të tjera të institucionit;

4. Të respektojë rregullat e institucionit për mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe të kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë;

5. Të respektojë rregulloren e institucionit.